Roza Lati zbulon “të fshehtat” e saj: 2 herë kam kërcyer mirë në DWM se isha tapë me konjak – AlpeGossip
Roza Lati zbulon “të fshehtat” e saj: 2 herë kam kërcyer mirë në DWM se isha tapë me konjak

Roza Lati zbulon “të fshehtat” e saj: 2 herë kam kërcyer mirë në DWM se isha tapë me konjak

Roza Lati është bërë mikeshë me DJ Sardin gjatë konkursit të kërcimit Dance With Me, ku fillimet mes tyre nuk ishin aspak të mira.

Gjatë emisionit “Why Not”, moderatorja zbuloi se e kishte inat Sardin sepse ai e quajti “Rozi”. Por me kalimin e kohës u bënë miq të mirë dhe kanë shkaktuar shumë trazira aty.

Ajo ka zbuluar një prej rasteve më komike, kur kishte hyrë në skenë e dehur me konjak dhe njerëzit e përgëzonin për performancën.

Lati: Kur më shikonin njerëzit thonin sa mirë kërceje tek Dance Ëith Me, por nuk e dinin që unë vetëm 2 herë kam kërcyer mirë. Ato dy herë kam qenë tapë se më dha Sardi të pija konjak, unë dhe Sardi përdore duke pirë. Herën e tretë marrim dhe Violën e bëhemi që të tre jasha jasha, ato kanë qenë performancat e mia më të bukura.