Fjolla Morina flet për lidhjen e re: Nuk shkon jeta me një burrë… – AlpeGossip
Fjolla Morina flet për lidhjen e re: Nuk shkon jeta me një burrë…

Fjolla Morina flet për lidhjen e re: Nuk shkon jeta me një burrë…

Jeta private e Fjolla Morinës ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave dhe kështu ndodhi edhe muajin e kaluar kur këngëtarja u përfol për një lidhje të re për shkak edhe të dhuratave që merrte së fundmi.

Fjolla duket se i konfirmoi dyshimet kur postoi një foto nga makina krah një mashkulli, për të cilin më vonë u tha se është kuksian.

Në një intervistë për “Prive”, Fjolla nuk e mohoi që është në një lidhje, por u shpreh se është më mirë mos të flasë se ditët e sotme është bërë si ato jashtë, që nuk i shkon jeta me një burrë.

“Ne s’po na dihet, sa po jemi single, sa po jemi të lidhur, sa po ndahemi, kështu që më mirë mos të flasim. Jemi bërë si ato jashtë, nuk shkon jeta me një burrë”, u shpreh Fjolla duke qeshur.