U tha se u nda nga burri, këngëtarja shqiptare jep lajmin e bukur: Bebi 2 po vjen – AlpeGossip
U tha se u nda nga burri, këngëtarja shqiptare jep lajmin e bukur: Bebi 2 po vjen

U tha se u nda nga burri, këngëtarja shqiptare jep lajmin e bukur: Bebi 2 po vjen

Këngëtarja e hitit “Pasoja dashurie” dhe ish-Missi, Drenusha Latifi kohët e fundit është përfolur se është ndarë nga bashkëshorti i saj, Atilla Kardes me të cilin jeton prej disa kohësh në Suedi.

Por Drenusha i ka shuar të gjitha thashethemet sot duke ndarë lajmin e bukur se është shtatzënë.

Ajo ka postuar foton e tre paramandave që personifikojnë atë, burrin, vajzën e vogël dhe një paramandë brenda të madhes që personifikon foshnjën në bark teksa shkruan se bebi numër 2 po vjen.

Drenusha Latifi dhe Atilla Kardes kanë një vajzë 2-vjeçare me emrin Ynva, ndërsa gjinia e foshnjës së dytë nuk dihet ende.