Einxhel Shkira e thotë hapur: “S’kam moshë të mbledh qindarka, dashuria është interes” – AlpeGossip
Einxhel Shkira e thotë hapur: “S’kam moshë të mbledh qindarka, dashuria është interes”

Einxhel Shkira e thotë hapur: “S’kam moshë të mbledh qindarka, dashuria është interes”

Një nga vajzat super sexy të televizionit Einxhel Shkira, të cilën media e ka përfshirë në histori të pavërteta ndonjëherë, ka pranuar se ka rënë dy herë në dashuri, pa dhënë asnjë emër konkret. E ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, vajza çapkëne e televizionit u shpreh e sinqertë se në një marrëdhënie dashurie përfshihet edhe interesi.

“Dashuria është interes. Disa kanë interes financiar, disa kanë interes social. Unë nuk kam më moshë të mbledh qindarka për plazh!” u shpreh Einxhel.

Pak kohë më parë, moderatorja shqiptare u përfol se ishte në një marrëdhënie dashurie me një biznesmen në Tiranë me të cilin festoi edhe ditëlindjen e saj. Lajm ky, që më pas u mohua nga Einxhel