Pas videos intime në hotel, Genta e BB prezanton për herë të parë të dashurin – AlpeGossip
Pas videos intime në hotel, Genta e BB prezanton për herë të parë të dashurin

Pas videos intime në hotel, Genta e BB prezanton për herë të parë të dashurin

Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother, Genta Gjalpi, disa javë më parë erdhi në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të një videoje të publikuar në Instastory, ku shfaqej në dhomën e një hoteli ku kishte kaluar natën me një mashkull.

Video e saj u përhap me shpejtësi në rrjet duke u komentuar nga të gjithë, gjë që e revoltoi Gentën, e cila i fshiu pamjet dhe deklaroi se do të mbyllte llogarinë e saj në Instagram. Mirëpo, pas videos së bujshme, ish-banorja ka vendosur t’i prezantojë të gjithë ndjekësve të dashurin e saj.

Në një postim në Instastory, pasi fansat i kanë kërkuar të tregojë partnerin, Genta ka publikuar një foto të tijën, të cilit ja ka mbuluar fytyrën, duke i lënë të dallohet vetëm pjesa e buzëve.