Së fundmi vip-at duket se tregojn pa komplekse kërkesat e tyre të cilat na kanë lënë pa fjalë.
Të ftuar nëpër emisione apo me deklarata nëpër rrjete sociale disa nga meshkujt e njohur kanë treguar publikisht se janë pro legalizimit të dorgës apo prostitucionit.
Ja disa nga deklaratat e bujshme të vip-ave:
Romeo dhe Donald Veshaj
Binjakët janë pyetur nëse janë ndeshur me vajza materialiste , apo nëse kanë vënë re këtë fenomen siç ndodh shpesh të thonë disa meshkuj?
Për mendimin tim Shqipëri ka nevojë te legalizojë prostitucionin.Të shpëtojnë të gjithë, seksi mos të jetë tabu. Femra të vlerësohet, mos të shihet si send.
Kastro Zizo
Gjatë një interviste ai ishte dakort për legalizmin e drogave të lehta mbi moshën 18 vjeç.
Është shumë mirë që të merremi me legalizimin e drogave të lehta sesa me komunitetin LGBT, me gjithë respektin që kam dhe të shkojnë në shkollat ku është fëmija për ti mësuar, për ti hapur mendjen se çfarë ndodh me këtë komunitet.Më mirë legalizimin e drogave të lehta të kontrolluar. 100 herë më mirë drogat sesa alkoolin.
Don Phenom
Reperi i njohur Don Phenom i ftuar në “Shiko kush luan” ka pasur një kërkesë.
Çfarë do t’i thoje Kryeministrit Rama nëse do të të dëgjonte tani? ishte pyetja që iu bë Phenom. Pa u menduar dy herë reperi u shpresh se do t’i kërkonte të legalizonte marijuanën.
Stresi
Stresi ka qenë një përdorues i lëndëve narkotike dhe ka qenë pro legalizimit të Cannabis-it.
Ai ka postuar një foto në Instagram në të cilën shkruan: Masi n’hood na e kan ndalu me vendim policie, arsyeja ankesa e banorëve. Ne kemi vendos ta pijmë në qarkullim kështu që legalized
Noizy
Reperi Noizy, me anë të një videoje të postuar në profilin e tij në Instagram, në një farë mënyre na ka treguar se është pro legalizimit të lëndëve narkotike si kanabisi në vendin tonë.
Bëhet fjalë për një video komike të këngës “Legalize It”, e cila është një bashkëpunim i Nicola Fasano, Miami Rockets, Mohombit dhe Noizy-t.
AlpeNews.al