Shumë gjëra të papritura e të paparashikuara mund të ndodhin gjatë një emisioni live në televizion.
Kështu i ka ndodhur edhe Eugenio Narvaizas i cili është një politikan spanjoll. Ai u bë objekt humori në rrjet, pasi i ranë dhëmbët e vënë live gjatë fjalës së tij.
Narvaiza ishte duke folur me zemërim gjatë një debati në një stacion lokal në Andalucia, kur i ndodhi incidenti.
Dhëmbët i ranë për pak sekonda pasi ai arriti që t’i rivendoste në vend shumë shpejt. E debati vazhdoi normalisht, sikur asgjë nuk ndodhi.
Por sigurisht që fotot dhe videot nuk munguan dhe komentuesit shkruanin rreth asaj që kishin parë.