Mes një sërë “cicërimash” në rrjetin social Tweeter duke lajmëruar për efektet negative të varësisë ndaj telefonave, reperi amerikan Kanye West papritur postoi një foto të një indiane “shenjtoreje që përqafon”.
Shoqëruar me dixhiturën “nganjëherë të gjithë ne kemi nevojë për përqafime”, West gjithashtu tha se “Amma Mata” ka dhënë më shumë se 32 milionë përqafime.
Amma, që do të thotë ‘nënë’, është e famshme për ‘fuqinë shëruese’ të përqafimeve të saj. Por, nuk është e qartë nëse ajo ka përqafuar edhe reperin.
Mijëra njerëz udhëtojnë për orë të tëra për ta përqafuar.
“Amma”, emri i vërtetë i së cilës është Sri Mata Amritanandamayi Devi, ka lindur në jug të Indisë në 1953-shin.
“Mesazhi im për botën është paqe, dashuri dhe mëshirë. Këto janë gjëra universale, si mjalti. Çoje mjaltin ku të duash, sërish mbetet i ëmbël.”, thotë ajo për BBC.
Ajo ka përqafuar miliona njerëz në mbarë botën, përfshirë Malajzinë, Britaninë e Madhe, Australinë, Brazilin dhe Sri Lankën, dhe mban seanca që zgjasin me orë të tëra.
Një herë ajo përqafoi 40 mijë vetë në një periudhë kohore prej 20 orësh pa bërë pushim dhe kjo ndodhi në qytetin Penang të Malajzisë.
Ajo ka thënë vazhdimisht se qëndrueshmëria e saj e jashtëzakonshme vjen si pasojë e “lidhjes së përjetshme me burimet e pushtetshme” të universit.
Njerëzit që e kanë përqafuar, kanë folur për “dashuri të madhe që buron nga ajo”, me shumë lotë në sy.
“Ndjej zemrën të më hapet dhe disa nga mendimet që kisha më veniten”, thotë një ga ndjekësit e saj nga Amerika.
Reperi West ka thënë më parë se tuitimet e tij janë një mënyrë për të “shpërndarë filozofinë e tij me fansat”.
Ai planifikon t’i publikojë këto tuitime në një libër të cilin do ta titullojë ” Break The Simulation” (Thyej imitimin)
Nëse Amma do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë libër, mbetet për t’u parë.