E DHIMBSHME/ Vogëlushja humb lëkurën nga tatuazhi i përkohshëm (FOTO) – AlpeGossip
E DHIMBSHME/ Vogëlushja humb lëkurën nga tatuazhi i përkohshëm (FOTO)

E DHIMBSHME/ Vogëlushja humb lëkurën nga tatuazhi i përkohshëm (FOTO)

Një vajzë e vogël me emrin Madison Gulliver nga Anglia ishte me pushime në Egjipt ku bëri një tatuazh ‘henna’.

Këto tatuazhe janë të përkohshme dhe largohen pas disa javësh por ajo që i ndodhi vogëlushes ishte shumë e dhimbshme.

Tatuazhi i krijoi ‘flluska’ në lëkurë të cilat fillonin dhe dhimbnin më shumë me kalimin e kohës. Ajo u transportua në spitalin e Oksfordit në Angli dhe doktorët i thanë se tatuazhi, si pasojë e kimikateve i kishte shkaktuar vajzës një djegie dhe ajo do të duhej të operohej.

Ky operacion ishtë shumë i dhimbshëm por vogëlushja arriti  të shpëtonte. Tani fotografohet e buzëqeshur dhe shpreson që shenjat në dorë të largohen me kohën.

Duket se tatuazhet nuk janë aq të padëmshëm.