STRIPTISTJA ISHTE BËRË TAPË/ Merr para me makinë tre adoleshentët: Jam e dëshpëruar – AlpeGossip
STRIPTISTJA ISHTE BËRË TAPË/ Merr para me makinë tre adoleshentët: Jam e dëshpëruar

STRIPTISTJA ISHTE BËRË TAPË/ Merr para me makinë tre adoleshentët: Jam e dëshpëruar

Tre adoleshentë në Florida janë përplasur për vdekje nga një 31-vjeçare. Aksidenti ndodhi teksa të rinjtë qendronin duke pritur autobusin që do t’i çonte tek një ndeshje futbolli.

Autoritetet konfirmuan se aksidenti tragjik ndodhi të shtunën mbrëma, kur gruaja e cila ishte balerinë erotike, doli nga një klub striptizmi me makinën e saj tip “Fuoristradë”.

Balerina është identifikuar me emrin Mariam Coulibaly.

sipas informacioneve të tjera nga autoritetet, ajo ka pasur edhe 42 gjoba të tjera për drejtimin e makinës. Ndër të tjera ajo ka qenë edhe në gjendje të dehur kur përplasi tre djemtë, Gedeon Desir, 13-vjeç, Lens Desir, 15-vjeç dhe Richecarde Dumay, 17-vjeç.

Ajo i mbijetoi aksidentit teksa nga spitali u shpreh se është e dëshpëruar për çka ka ndodhur.

Coulibaly tha:

Jam e dëshpëruar për gjithçka ka ndodhur. Sapo jam zgjuar nga një shok. Nuk e dija që kisha lënduar njerëz.”