MREKULLON BARBADOS-IN/ Ja veshja “IN” e Rihanës, me pupla… (FOTO) – AlpeGossip
MREKULLON BARBADOS-IN/ Ja veshja “IN” e Rihanës, me pupla…  (FOTO)

MREKULLON BARBADOS-IN/ Ja veshja “IN” e Rihanës, me pupla… (FOTO)

Festivali i preferuar i Rihanna-s është padyshim Crop Over, një festë tradicionale e Barbados-it, vendlindjes së saj. Festivali daton herët, që në periudhën kur skllevërit mblidhnin kallam sheqeri nëpër plantacione. Festimet u shoqëruan më pas me këngë dhe valle dhe që prej vitit 1687, Crop Over është një festa më e përfolur.

Rihanna përpiqet vit pas viti që të jetë e pranishme në Crop Over, festimet e të cilit nisin çdo vit në qershor dhe vazhdojnë deri të hënën e parë të gushtit që njihet si dita Kadooment.

Pak para se të shfaqej në Kadooment Day, Riri darkoi në mbrëmje me miqtë në Saint Michael në Barbados, e veshur me një këmishë të zezë sateni nga Collina Strada – një markë tepër e preferuar së fundmi me bazë në New York – kombinuar me fundin Fendi dhe çantën Azzedine Alaïa.

Më pas, si mbretëresha e padiskutueshme e festivalit, këngëtarja u paraqit në paradën e përvitshme me një fustan me pupla marabou (lloj lejleku).

Pamja e përshtatshme për karnavale theksohej edhe më shumë nga syzet prej kristali dhe aksesorët vezullues.

Fustani është i dizejnuar nga stilisti hollandez, David LaPort.