E kritikojnë për hundën, Emina Cunmulaj ironizon keq komentuesen (FOTO) – AlpeGossip
E kritikojnë për hundën, Emina Cunmulaj ironizon keq komentuesen (FOTO)

E kritikojnë për hundën, Emina Cunmulaj ironizon keq komentuesen (FOTO)

Hunda e modeles shqiptare Emina Cunmulaj, jo pak herë ka qënë tema kryesore e kritikave nga fansat e saj. Së fundmi, modelja është ironizuar sërish në profilin e saj në “Instagram”, të cilët nuk e kuptojnë që modelja nuk vendos ta ndryshojë edhe përse ka mundësi ekonomike.

“Qyqa moj vajzë, të rujt zoti por çfarë hunde ke”-ka komentuar njëra prej ndjekëseve në foton e Eminës me të bijën e porsa lindur. Mirëpo edhe modelja nuk ka vendosur që qëndrojë në heshtje.

“Siç ma ka fal zoti. Nuk jemi të gjithë perfekt. Ishalla je e kënaqur ti me hundën tënde sikur unë me timen, ehh sa më e madhe hunda, më kollaj merr frymë”- i është përgjigjur modelja komentueses.

Rreth tre javë më parë, Emina Cunmulaj u bë nënë për herë herë të dytë. Ajo solli një jetë një vajzë, që e pagëzoi me emrin Mia.