JU KUJTOHET LUAR E KËNGËS “GJITHMONË” TË FLOR MUMAJESIT? Këngëtarja po rikthehet me një surprizë për të gjithë (FOTO) – AlpeGossip
JU KUJTOHET LUAR E KËNGËS “GJITHMONË” TË FLOR MUMAJESIT? Këngëtarja po rikthehet me një surprizë për të gjithë (FOTO)

JU KUJTOHET LUAR E KËNGËS “GJITHMONË” TË FLOR MUMAJESIT? Këngëtarja po rikthehet me një surprizë për të gjithë (FOTO)

Me siguri nuk e keni harruar zërin e ëmbël të Luar Aranit, që të mbetet në mendje në këngën “Gjithmonë” të Flori Mumajesit.

Një nga hitet e vjetra të viteve ’00 i dha famë këngëtares Luar Arani, ndaj shumëkush do të dije se çfarë po ndodh me të aktualisht me të dhe a është tërhequr nga muzika.

E ftuar sot në emisionin e mëngjesit WakeUp, Luari tregoi se jeton në Berlin dhe tashmë i është rikthyer sërish muzikës.

Ajo është marrë nën menaxhimin e një kompanie gjermane të muzikës dhe ka treguar më tepër për projektin e saj që pritet të dalë brenda majit.

Luari ka eksperimentuar me ritmet latine në këngën e saj të re, që është një rrymë muzikore e ndryshme nga sa jemi mësuar të dëgjojmë.

“Motra ime ka qenë shkak, Olesia, më është lutur ‘të lutëm mundohu kompozo dicka të atillë’. Këtë këngën e kam bërë në Kosovë dhe jo në Berlin dhe rrugës më ka vënë pa fund vetëm këngë latine dhe do ti që kur vajta më tregoi beat dhe e kompozova”, thotë Luar e cila ka bërë gjithashtu dhe tekstin e këngës së re.

Kënga ishte parashikuar të dilte që në mars por u shty për shkak të koronavirusit.

Luari u bë e njohur me bashkëpunimin me Flori Mumajesin “Gjithmonë”, por kjo nuk është kënga e saj e vetme në gjithë karrierën muzikore.

Në Nëntor 2007, Luar mori pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën “Nuk Te Njoh”.

Në Maj 2008, Luar mori pjesë në Top Fest 5 me këngën “Film Premiere”.

Më datë 19 Korrik 2012, Luar publikoi videoklipin “Remember”.

Pas një mungese relativisht të gjatë në tregun muzikor, Luar vendos t’i rikthehet sërish muzikës dhe në verën e vitit 2017, merr rrugën drejt Kosovës për të realizuar projektin e rikthimit të saj.

Më datë 17 Tetor 2017, Luar publikon videoklipin “Si Dje”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga vetë Luar.

Më datë 14 Gusht 2018, Luar publikon videoklipin “Mykonos”.

Më datë 1 Nëntor 2019, Blleki, Mc Kresha & Luar publikojnë videoklipin “Thug Life”. Muzika e këngës u punua nga K-Master, ndërsa teksti u shkrua nga Mc Kresha, Blleki & Luar. Videoklipi u prodhua nga kompania Pinkmoon Creative.

View this post on Instagram

Profesional couch tester

A post shared by Luar Arani (@luararani) on