Ronela Hajati surprizon me zgjedhjen e vendit për të xhiruar klipin e ri: Do ta shihni të gjithë – AlpeGossip
Ronela Hajati surprizon me zgjedhjen e vendit për të xhiruar klipin e ri: Do ta shihni të gjithë

Ronela Hajati surprizon me zgjedhjen e vendit për të xhiruar klipin e ri: Do ta shihni të gjithë

Këngëtarja e hitit ‘Maje Men’, Ronela Hajati ka qenë pasditen e sotme e ftuar në studion e ‘Pop Culture’. Ajo ka folur për klipin e fundit që publikoi para një muaji, i cili pati sukses dhe Ronelën e kemi parë si asnjëherë tjetër në një video shumë të veçantë.

 

Mesa duket surprizat nga ajo nuk kanë fund. “Shumë shpejt do të publikohet një këngë tjetër”,-ka treguar Ronela. Dhe ua merr mendja ku do të zhvillohen xhirimet? ‘Në bllok do xhirohet dhe do e shihni shumë shpejt’, -shtoi ajo. Jemi mësuar të shohim shumë surpriza të bukura nga Ronela, por kjo e radhës duket se do të jetë më e veçanta.