Genta e Big Brother qenka në HALL për FOTOT HOT: Ja tregojnë të dashurit tim sikur… – AlpeGossip
Genta e Big Brother qenka në HALL për FOTOT HOT: Ja tregojnë të dashurit tim sikur…

Genta e Big Brother qenka në HALL për FOTOT HOT: Ja tregojnë të dashurit tim sikur…

Genta Gjalpi është një nga ish banoret e Big Borther, e cila është komentuar gjatë nga mediat për shkak të fotove të nxehta që publikon në profilin e saj në Instagram.
Përpara disa kohësh ajo publikoi një video të nxehtë ku shfaqej në hotel , kjo video u komentua gjatë dhe Genta prekur në një postim lajmëroi se do të mbyllte profilin e Instagram.

Në një intervistë për emisionin ‘Mos i fol shoferit’ ajo tregoi se kjo video i hapi shumë probleme me mamanë e saj dhe se ajo ishte e pakënaqur nga Genta.

Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Një kat më lartë’ ku ka rrëfyer se përveç nënës edhe i dashuri i saj është prekur nga komentet negative që ajo merr për shkak të fotove të nxehta që publikon në Instagram.

E pyetur nga moderatori se nëse i dashuri i saj ka qenë arsyeja që ajo mendoi të mbyllte Instagramin , Genta rrëfeu se: “Ai fatmirësisht nuk ka instagram dhe mënyra sesi ja tregojnë edhe atij, nuk i ka qejf normalisht. Ai nuk di shumë nga instagrami dhe shyqyr deri tani nuk është prek nga këto gjërat”.