Dikur ishin një ndër çiftet më të komentuar në “Big Brother Albania”, por sot duket se marrëdhënia e tyre nuk është më si më parë, madje ka ndryshuar në mënyrë drastike.
E ftuar në emisionin Adrenalinë në rubrikën “Koha për lojë” kësaj radhe ka qenë ish-banorja e Big Brother, Fjorentina e cila nuk ka shpëtuar pa u pyetur rreth marrëdhënies së saj më Olsin.
“A flet më me Olsin”, është pyetur Fjorentina nga prezantuesja e rubrikës “Koha për lojë”.
Ish-banorja është shprehur se marrëdhënia mes tyre është ftohur shumë dhe se ata të dy nuk flasin më me njëri-tjetrin, madje ajo tregoi se edhe kur kanë rastisur nëpër festa të ndryshme bashkë, nuk janë përshëndetur fare.
Sipas Fjorentinës, problemi qëndronte tek të dy, të dy ishin kokëfortë dhe nuk e toleronin njëri-tjetrin, madje ish-banorja është shprehur se është shumë kokë derre dhe xheloze njëkohësisht.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:
Koha për lojë/ Një sfidë mes "Vipat e Bllokut" dhe Fjorentinës së "Big Brother"!Një sfidë e mbushur me të qeshura dhe loja të ndryshme… Dhe fituesi është….
Gepostet von INtv Albania am Mittwoch, 16. Mai 2018