PRAPASKENAT/ Si i futi në lojë të gjithë ”djalli” i kuzhinës Renato Mekolli! – AlpeGossip
PRAPASKENAT/ Si i futi në lojë të gjithë ”djalli” i kuzhinës Renato Mekolli!

PRAPASKENAT/ Si i futi në lojë të gjithë ”djalli” i kuzhinës Renato Mekolli!

Në puntatën e sotme, Renato Mekolli vendosi ti punojë një rreng kokurentëve të tij dhe jo vetë. Nëpërmjet postimeve në Instagram ai na la të gjithëve të kuptojmë se do të largohej nga drejtimi i ”Hell’s Kitchen” dhe madje kishin gjetur dhe zëvendësuesin e tij për pjesë e mbetur të emisionit.

Edhe pse shumë njerëz nuk e besuan, ai vazhdoi me lojën e tij ku pak orë më parë postoi një foto në të cilën shkruhej se ai nuk e kuptonte pse publiku i kërkonte të kthehej kur në fakt ata nuk e kanë dashur dhe e kanë sharë.

Epo mesa duket, ishte ajo që menduam të gjithë! Shef Renato as që nuk e mendon të largohet nga kuzhina e tij sepse asnjë ”djall” tjetër s’mund ti përshtatet formatit të ”Hell’s Kitchen” më mirë se vetë ai.

Kjo ishte thjeshtë një lojë tjetër që ai vendosi të luajë me të gjithë ne e jo vetëm me kokurentët e tij.

Këtë gjë e vërtetoi në një mënyrë vetë Renato gjatë puntatës së sotme, i cili gjatë kohës që bisedonte me ”shefin e ri” cilësoi që kjo do të ishte thjesht një provë. Për më tepër, burime të sigurta të AlpeNews.al u shprehën se Renato Mekolli nuk do të largohet nga ”Hell’s Kitchen”.

Rrini të qetë, do të keni sërisht pjata të thyera! /AlpeGossip.al