Për shkak të pandemisë së koronavirusit, artistët i kanë anulluar të gjitha koncertet.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Moziik, i cili këto ditë karantinimi po i kalon me familjen në Kosovë.
Ditët e fundit, reperi ka kaluar pjesën më të madhe në natyrë, ndërsa sporti që po e aplikon më së shumti është çiklizmi.
Madje, këtë gjë ai thotë se do ta bëjë derisa të vijë koha e koncerteve, kurse uron që sa më shpejt të kalojë kjo situatë.
“E deri të vjen koha e koncerteve, po shijojmë malet me sport Uroj të kalojë sa më shpejt kjo situatë ! Sot çiklizëm#30KM”, ka shkruar Mozzik.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Mozzik, është “Auf Ëiedersehen”, të cilën ia dedikoi tregut gjerman.