“GIORGO ARMANI” DONACION KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Dhuron 1.25 milionë euro për spitalet italiane – AlpeGossip
“GIORGO ARMANI” DONACION KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Dhuron 1.25 milionë euro për spitalet italiane

“GIORGO ARMANI” DONACION KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Dhuron 1.25 milionë euro për spitalet italiane

Giorgo Armani ka dhuruar 1.25 milionë euro për një varg spitalesh dhe institucionesh italiane të përfshira në luftën kundër përhapjes së koronavirusit në vend. Dy spitale dhe dy institute në Milano dhe romë do të përfitojnë nga donacioni. Shuma sidoqoftë do të mbështesë edhe aktivitetet e mbrojtjes civile të vendit. Kryeministri italian ka lëshuar një dekret që ndalon lëvizjen drejt dhe nga Lombardia dhe 14 provinca të tjera në rajonet e Venetos, Emilia Romagnas, Piemontes dhe Markes, deri më 3 prill. Masat synojnë të vënë nën kontroll rrezikun e prekjes dhe të ndalojnë spitalet nga kolapsi në një kohë kur numri i personave me probleme të rënda në frymëmarrje po rritet.

Edhe kompani të tjera të modës së lartë kanë bërë donacione për të luftuar covid 19 në itali dhe në kinë po ashtu. Muajin e kaluar, Bulgari, i kishte dhuruar departamentit të kërkimeve në institutin Lazzaro Spallanzani në Romë, ku edhe u izolua ADN e sëmundjes vdekjeprurëse. Ndërsa Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, kanë mbështetur kërkimin e universitetit Humanitas që heton zgjidhjet e mundshme për të luftuar virusin.

Ndërsa Versace dhuroi 145 mijë dollarë kryqit të kuq kinez dhe Louis Vuitton ka premtuar 2.3 milionë dollarë po ashtu. Kering në anën tjetër ka premtuar 1.08 milionë dollarë, donacione në emër të 13 markave të tij të modës për fondacionin e kryqit të kuq në Hubei. AliBaba ka krijuar një fond prej 144 milionë dollarësh ndërsa tencent ka dhuruar 43.25 milionë dollarë.