“Babi nuk arriti ta shihte suksesin tim dhe të Erës”, Nora Istrefi kujton të atin e ndjerë me rrëfimin…(FOTO) – AlpeGossip
“Babi nuk arriti ta shihte suksesin tim dhe të Erës”, Nora Istrefi kujton të atin e ndjerë me rrëfimin…(FOTO)

“Babi nuk arriti ta shihte suksesin tim dhe të Erës”, Nora Istrefi kujton të atin e ndjerë me rrëfimin…(FOTO)

Shpesh në rrjetet sociale të këngëtareve Nora dhe Era Istrefi, jemi njohur me familjarët e tyre pasi vajzat nuk ngurrojnë të ndajnë çaste që kalojnë me personat që duan më shumë. Pikërisht nëpërmjet këtyre postimeve jemi njohur edhe me babain e tyre i cili fatkeqsisht nuk jeton më. Sa herë vjen data kur ky i fundit do të festonte ditëlindjen, Era dhe Nora gjithnjë e kujtojnë, edhe publikisht.

Sot Nora, në një rrëfim të sinqertë në Instagram ka kujtuar se 14 vite më parë, babai i tyre është larguar nga jeta fizikisht por gjithmonë ka qenë mes tyre në çdo arritje dhe sukses duke i parë nga lartë.

“Sot jane berë 14 vjet pa babin tim, 14 vjet pa njeriun që beri gjithçka për neve qe te kishim një jetë më të mirē. Babi nuk arriti ta shihte suksesin tonë, timin dhe të Erës, por ne e dimë qe ai na shikon nga lartë që të gjithëve. Është engjëlli mbrojtes i Bledit, Nitës, Erës, Mamit dhe i imi.
Mungesën tënde e ndjejmë çdo ditë, në çdo hapë. Babiq, të dua, të dua me shumë seç mund ta pershkruaj me fjalë…” – ka përfunduar ajo ndërkohë që menjëherë kanë ardhur edhe komentet e ndjekësve të saj, të cilët e mbështesin me fjalë zemre.

Duke parë arritjet e tyre, me siguri, babai i Norës dhe Erës është krenar për to.