“Al Pazar” në “TCH”? Zbulohen bisedimit mes Ben Blushit dhe Agron Llakajt (FOTO) – AlpeGossip
“Al Pazar” në “TCH”? Zbulohen bisedimit mes Ben Blushit dhe Agron Llakajt (FOTO)

“Al Pazar” në “TCH”? Zbulohen bisedimit mes Ben Blushit dhe Agron Llakajt (FOTO)

Në vazhdimësinë e ndryshimeve të sezonit të ri televiziv duket se do të kemi edhe një rikthim të aktorit të njohur të humorit Agron Llakaj në televizionin “Top Channel”.

Burime pranë gazetës “Dita” dyshojnë për një bashkëpunim të ri të tij me “Top Channel”, pasi ditën e sotme Agroni dhe Drejtori i “Top Channel” Ben Blushi janë fotografuar bashkë teksa bisedonin në ambientet e një lokali.

Dihet se Blushi po kryen reformën e tij në “Top Channel” dhe ka ndërmend një ndryshim programesh, ashtu siç është mësuar se tashmë ai i ka ofruar Blendi Fevziut një pagë prej 45 milionë lekësh të vjetra që të vazhdojë programin e tij “Opinion” në këtë televizion.

Megjithatë asgjë nuk është e sigurt pasi kohët e fundit Agron Llakaj ka firmosur për partinë që Blushi drejton “Libra” dhe mund të kenë qënë në bisedime për këtë çështje.