“MBAJE MEND PO NUK…”/ Sara “kërcënon” Ledrin, ai postoi FOTON që asaj nuk i pëlqen – AlpeGossip
“MBAJE MEND PO NUK…”/ Sara “kërcënon” Ledrin, ai postoi FOTON që asaj nuk i pëlqen

“MBAJE MEND PO NUK…”/ Sara “kërcënon” Ledrin, ai postoi FOTON që asaj nuk i pëlqen

Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha duket se po shijojnë ditët e fundit në mes të detit me temperaturat e larta.
Sara ka ndarë disa video në ‘Instastory’, duke treguar atmosferën e krijuar mes pijeve dhe muzikës, ndërsa Ledri ka publikuar një foto së bashku me të.
“Nuk po ma ndjen që nuk po të pëlqen si ke dalë”, ka shkruar reperi krah fotos ku shfaqet me të dashurën e tij të zemrës në jaht. Ajo çfarë bie tjetër në sy është barku i rrumbullakosur i Sarës, i cili rritet dita ditës.
“Mbaje mend po nuk ta ktheva”, ka komentuar Hoxha poshtë postimit të Ledrit.
Me siguri këto duhet të jenë ditët më të ëmbla për dyshen, që shumë shpejt do të bëhen prindër të një vajze, gjininë e të cilës e zbuluan disa javë me parë me anë të një videoje në ‘Instagram’.

View this post on Instagram

Spo ma nin qe spo tpelqen qysh ki dal @sarahoxha 😬

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on