DUETI MË I BUKUR NËNË E BIJË/ Aurela Gaçe publikon videot më të ëmbla me vajzën e saj – AlpeGossip
DUETI MË I BUKUR NËNË E BIJË/ Aurela Gaçe publikon videot më të ëmbla me vajzën e saj

DUETI MË I BUKUR NËNË E BIJË/ Aurela Gaçe publikon videot më të ëmbla me vajzën e saj

Aurela Gaçe ka shumë vite që është pjesë e skenës shqiptare dhe vazhdon të mbetet një ndër artistet e preferuara të publikut. Ajo ka treguar se nga muzika nuk do të heqë dorë kurrë dhe këtë pasion të saj të madh duket se po e trashëgon edhe tek vajzat. Më herët kemi parë Grace të ngjitet në skenë të këndojë këngët e mami Aurelës dhe e vogla Abigail po ndjek të njëjtën rrugë. Së fundmi këngëtarja ka publikuar një video shumë të veçantë, në të cilën shihet duke kënduar me vogëlushen. Në video Abigail shihet duke u larë, ndërkohë që Aurela këndon disa prej këngëve të saj. Gjatë kohës që mami këndon edhe Abigail e shoqëron duke shtuar nga një frazë apo fjalë të këngës.

Pavarësisht se ajo është shumë e vogël, ka arritur të mësojë pothuajse çdo këngë nga repertori i mami Aurelës. Kjo gjë e gëzon shumë dhe këngëtaren, ndaj ajo nuk ka ngurruar që videot t’i ndajë me të gjithë në rrjete sociale. Ne nuk e dimë se çfarë do ndodhë me dy vajzat e Aurelës në të ardhmen, por premisat për t’u bërë këngëtare janë të shumta dhe nëse do zgjedhin këtë profesion me siguri do e kenë në çdo kohë mbështetjen e nënës së tyre