“KE QENË NJERI I THJESHTË…”/ Ja si i kthehet Getinjo ndjekësit që e quajti mëndjemadh: Jam… – AlpeGossip
“KE QENË NJERI I THJESHTË…”/ Ja si i kthehet Getinjo ndjekësit që e quajti mëndjemadh: Jam…

“KE QENË NJERI I THJESHTË…”/ Ja si i kthehet Getinjo ndjekësit që e quajti mëndjemadh: Jam…

Getinjo është një prej emrave më të njohur e të komentuar të repit shqiptar, i cili është thuajse gjatë gjithë kohës në kontakt me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Shpesh në llogarinë e tij reperi ndaj video të tijat ku këndon rep freestyle, siç ka bërë edhe disa orë më parë. Në tekstin e tij, Getinjo flet për paranë dhe s’mund të mungonte edhe një koment negativ nga njëri prej ndjekësve.

Ai e quan Getinjon ‘mendjemadh’ dhe shprehet se kur nuk kishte para, reperi ishte njeri më i thjeshtë.

“Edhe ti ke qene njeri i thjeshte kur ske pas pare shum, sa bane pare je ba menemadh 😝”- i shkruan ndjekësi.

Mendoni se u bezdis nga ky koment? Aspak! Getinjo i ka kthyer ndjekësit përgjigjen epike, pa e çarë kokën shumë.

“Sjom menemadh,jom MeneShum 😉”- ka shkruar ai.

Disa javë më parë, Mozzik dhe Getinjo lançuan këngën e tyre të re të titulluar “El Chapo”. Menjëherë pas publikimit, kënga u kthye në hit që nisi të dëgjohej kudo nga shqiptarët dhe deri tani, kënga i ka kaluar 8.6 milion klikime në Youtube.

Të shumtë janë ata që i kanë mbështetur djemtë në rrjete sociale, duke ndarë pjesë të këngës së tyre në instagram. Getinjo dhe Mozzik kanë ripostuar videot e fansave në llogaritë e tyre, mirëpo një video e ripostuar nga Getinjo na habiti të gjithëve.

Njërën prej video të një modeleje bukuroshe zeshkane, reperi e ka shoqëruar me mbishkrimin e madh “zemra jem”.

Vajza në fjalë quhet Rina dhe është shqiptare e Kosovës, teksa pyetjet rreth tyre u ngritën menjëherë nga fansat.

I ftuar në “Shiko kush luan”, reperi ka folur për herë të parë mbi marrëdhënien e tyre. Gjatës një loje Getinjo u vendos përballë pyetjes se cila është e vërteta e lajmeve për një dashuri të re mes tij dhe zeshkanes seksi. Getinjo plot sportivitet zbuloi se mes tyre nuk ekziston një lidhje dashurie, por janë vetëm miq. Megjithatë, ai shtoi se shumë shpejt ajo do jetë pjesë e muzikës.

“Do bësh të njëjtën gjë si vëllai yt?”- e ngacmoi Luana. Por, jo! “Vetëm shokë”.- këmbënguli reperi.