Tragjike: Aktorja shqiptare shpallet e humbur, familja e dëshpëruar kërkon ndihmë – AlpeGossip
Tragjike: Aktorja shqiptare shpallet e humbur, familja e dëshpëruar kërkon ndihmë

Tragjike: Aktorja shqiptare shpallet e humbur, familja e dëshpëruar kërkon ndihmë

Ka pushtuar mediat sot lajmi se aktorja shqiptare e njohur nga filmi “All or nothing”, Adea Shabani është zhdukur që prej të premtes së javës së kaluar.

Adea jeton në Los Angeles prej 2 vitesh në ndjekje të ëndrrës hollivudiane.

25-vjeçarja studion për aktrim në Los Angeles dhe miqtë filluan të shqetësohen kur ajo nuk kishte shkuar në mësim.

Miqtë thonë se Adea nuk e kishte kyçur derën e shtëpisë dhe hera e fundit kur u pa ishte më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollywood, jo shumë larg vendit ku jeton.

Mamaja e aktores ka angazhuar hetues privat teksa familja dhe miqtë janë shumë të shqetësuar dhe po kërkojnë ndihmë.

“Diçka po ndodh me të. Nuk e dimë ku është. Shpresojmë të jetë gjallë”, është shprehur mikesha e Adeas, Emma Joe.