Censuroi këngën e Eugent Bushpepës në “Eurovision”, merret vendimi DRASTIK ndaj Kinës – AlpeGossip
Censuroi këngën e Eugent Bushpepës në “Eurovision”, merret vendimi DRASTIK ndaj Kinës

Censuroi këngën e Eugent Bushpepës në “Eurovision”, merret vendimi DRASTIK ndaj Kinës

“European Broadcasting Union”, (Bashkimi Evropian i Transmetimeve), ka ndaluar një nga kanalet televizive më të njohura të Kinës që të transmetojë konkursin më të madh të muzikës, “Eurovizion”, pasi nuk lejoi transmetimin e përfaqësuesit të Shqipërisë dhe Irlandës në gjysmëfinalen e parë.

“Mango TV” bllokoi performancën e Shqipërisë për shkak të tatuazheve të dukshme të këngëtarit Eugent Bushpepa si dhe atë të Irlandës, pasi performanca përfshinte dy kërcimtarë meshkuj që portretizonin një çift homoseksualësh.

Kanë qenë të shumta reagimet në rrjetet sociale, duke kritikuar ashpër televizionin kinez për këtë vendim. Por sipas ligjeve kineze, ndalohet kategorikisht ndjekja e këngëtarëve me tatuazhe dhe atyre që shpalosin simbolet e LGBT-së.

“Më 9 maj, televizioni kinez “Mango TV” transmetoi të parën Semi-Finale të “Eurovision Song Contest 2018”, por dy shfaqje u censuruan. Kjo nuk është në përputhje me vlerat universale dhe përfshirjes së EBU-së në traditën për të festuar diversitetin përmes muzikës. Me keqardhje ne do të ndërpresim menjëherë partneritetin tonë me transmetuesin kinez dhe nuk do të lejojmë të transmetojnë Finalen e Madhe”, thuhet në deklaratën e EBU-së.