“A DO BËSH PAQE ME SHQIPEN?” Ja si i përgjigjet Ana ndjekësve: Nuk e di domethënë, s’kam fjalë… – AlpeGossip
“A DO BËSH PAQE ME SHQIPEN?” Ja si i përgjigjet Ana ndjekësve: Nuk e di domethënë, s’kam fjalë…

“A DO BËSH PAQE ME SHQIPEN?” Ja si i përgjigjet Ana ndjekësve: Nuk e di domethënë, s’kam fjalë…

Ana Lleshi dhe Shqipe Hysenaj janë dy ish-konkurrentet më të bujshme të emisionit “Për’puthen”, të cilat përveç përplasjeve me të tjerët në studio s’mund t’i shpëtonin edhe ndonjë përplasjeje me njëra-tjetrën.

Të dyja me tipa impulsivë e shpërthyes bënë namin në studio dhe ndjekësit aq sa i “urryen”, aq edhe i deshën.

Pas daljes nga “Për’puthen”, vajzat vazhdojnë të jenë aktive në rrjete sociale dhe mbrëmjen e kaluar, Ana ka zhvilluar një “intervistë” me ndjekësit e saj.

Pyetjet drejtuar Anës ishin të shumta, ndërsa ajo zgjodhi t’i përgjigjej një pyetjeje me Shqipen. Ndjekësit kanë qenë kuriozë të dinë si janë marrëdhëniet mes saj dhe Shqipes, ndërsa ish-konkurrentja nuk ngurroi të përgjigjej.

“Nuk e di domethënë, s’kam fjalë. Kur e lexova kam qeshur me lot, thashë “What the fuck?” Nuk jam në luftë me askënd. Nëse dikush është në luftë me mua, besoj e ka problemin me veten, jo me mua. Por jemi në paqe me Shqipen.”- ka deklaruar ajo.

VIDEO

Ndërkohë, Ana ka ngritur disa pikëpyetje për marrëdhënien e saj me Arsimin, teksa i përgjigjen ndjekësve.

A ndjen dashuri për ndonjë?”, e ka pyetur një nga ndjekësit.

“Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”, i është përgjigjur Ana