Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme mes Rozana Radit dhe Xumit. Teksa ata të dy ishin pranë tavolinës së ngrënies, këngëtarja i thotë atij se ‘pse më përmende emrin’.
Nga ana tjetër Xumi i kërkon që të largohet dhe ta lërë të qetë, por Rozana vijon të qëndrojë aty. Kur Xumi merr të largohte, Radi i kthehet: “Pse ikën, ke frikë?”.
Pjesë nga debati:
Xumi: Unë po të them ik, më lër rehat
Rozana: Mua më pëlqen këtu o shoku
Xumi: Më lër rehat
Rozana: Unë të dëgjova kur fole dy orë, edhe kur e kishe 5 minuta, po të dëgjoj tani
Xumi: Po pret prokurorin tani
Amber: Meqë mu dha fjala…
Rozana-Xumit: A ma përmende emrin?
Xumi: Roz të lutem, ik, shko atje
Rozana: A më përmende emrin?
Xumi: Kjo shumë mirë e di se është vëmendje
Olsi-Rozanës: Kjo formë është intimidim
Rozana: Olsi mos ndërhy, mos u fut, po ta kërkoj të lutem.
Xumi: Të lutem largohu
Rozana: Kur të më përmendesh emrin…
Xumi: Kjo prania këtu me duar…
Rozana: O lale flas si të dua, s’po të prek e s’po të bëj asgjë. E kujdes kur me thua o ‘Roz’ e kam Rozana
Rozana: O Xum pse ike, hajde?
Xumi: Dua të ulem me njeriun më pozitiv e më të bukur
Rozana: Hajde këtu, ku ishe? Mos ki frikë, pse ke frikë?













