SANDALET I PASKENI VESHUR GABIM/ Vip-at sjellin trendin e çuditshëm që po bën namin – AlpeGossip
SANDALET I PASKENI VESHUR GABIM/ Vip-at sjellin trendin e çuditshëm që po bën namin

SANDALET I PASKENI VESHUR GABIM/ Vip-at sjellin trendin e çuditshëm që po bën namin

Listës së trendeve të çuditshme sapo iu shtua edhe një. Nëse doni të dukeni trendy, sandalet nuk duhet t’i vishni më siç keni bërë gjithmonë. VIP-at po sjellin një trend të ri sipas të cilit sandalet me rripa duhet t’i lidhni mbi pantallona.

Nuk po kuptoni asgjë? Ndoshta këto foto do t’ju ndihmojnë të krijoni një ide për çfarë po flasim.

Ishte Hailey Bieber ajo që e provoi e para këtë trend duke i lidhur rripat e sandaleve të saj Balenciaga mbi pantallonat që mbante veshur. Hailey nuk kaloi pa u vënë re, por duket se vëmendja ndaj këtij trendi u shtua edhe më shumë, tani që edhe Dua Lipa bëri të njëjtën gjë.

Këngëtarja shqiptare u shfaq rrugëve të Londrës e veshur me një xhaketë fosforeshente dhe me një palë pantallona në ngjyrë të argjendtë. Sipër tyre ajo kishte lidhur sandalet ngjyrë rozë të ndezur dhe dukej plot stil.

Ne mendojmë se ky do të jetë një ndër trendet më të mëdha të 2020-ës. Ju ç’mendim keni?