Destinacioni i radhës për Kidën ka qenë Parisi. Këngëtarja ka vendosur të ndajë dy foto me ndjekësit në rrjet, ndërsa çka bie në sy është veshja e përzgjedhur.
Duke u kombinuar me një kostum sportiv, Kida na bëri të kuptojmë se kur vjen puna tek moda, ajo preferon të ndjekë tendencat më të fundit. Beyonce, në bashkëpunim me Adidas vetëm kater ditë më parë lançoi koleksionin e ri të veshjeve Adidas x Ivy Park. Një projekt që fansat e Bey dhe jo vetëm e prisnin prej kohësh, ndërsa artistja në nisje të janarit bëri me dije se në datë 18 të po së njejtit muaj, veshjet do të prezantoheshin në rrjet, për të dalë më pas në shitje.
Kida ka preferuar kombinimin e së bardhës me vishnjen, ndërsa veshja i përshtatet shumë stilit të këngëtares. Një zgjedhje komforte e plot stil kjo e Kidës! /News31.al