PAMJE TË RËNDA/ Ujku zbret në fshat dhe shqyen bagëtitë në Librazhd (FOTO) – AlpeGossip
PAMJE TË RËNDA/ Ujku zbret në fshat dhe shqyen bagëtitë në Librazhd (FOTO)

PAMJE TË RËNDA/ Ujku zbret në fshat dhe shqyen bagëtitë në Librazhd (FOTO)

Pamje të rënda kanë mbërritur në redaksinë e JOQ.al ditën e sotme, ku tregohet se si ujku ka zbritur deri poshtë në një prej fshatrave të Librazhdit, nga malet, e ka shqyer një kalë dhe një dele.

Fotoja e kalit është publikuar fillimisht nga Librazhdi News, teksa bëhet me dije se kafsha e egër, e cila rrezikon edhe banorët, ka lënë gjurmët e saj në fshatin Togëz.

Në mesazh shkruhet:

E vertet e frikshme, ujku te zbrese kaq poshte te lagja e skejes ne togez, ky eshte nje rezik edhe per njerzit sidomos fmijet qe shkojne me baktine. Bashkia duhet te mare masa, ju faleminderit”.
Ndërkaq, banorët shprehen se nuk janë pro gjuetisë së kafshëve të egra apo shkeljes së moratoriumit, por nuk mund të rrezikojnë në asnjë moment jetën e tyre dhe të fëmijëve.