PARA TAKIMIT ME KATY PARRY-n/ Orlando Bloom refuzoi të bënte seks për 6 muaj – AlpeGossip
PARA TAKIMIT ME KATY PARRY-n/ Orlando Bloom refuzoi të bënte seks për 6 muaj

PARA TAKIMIT ME KATY PARRY-n/ Orlando Bloom refuzoi të bënte seks për 6 muaj

Orlando Bloom u tregua i hapur për të folur mbi jetën seksuale përpara se të takonte Katy Perry-n. Një një intervistë për “The Sunday Times” (via People), ai zbuloi se qëndroi celibate – të mos martohesh e si rrjedhojë të mos kryesh marrëdhënie seksuale për shkak të besimit fetar, si përkushtim ndaj fesë – për gjashtë muaj, derisa u takua me Katy-n në vitin 2016.

Bloom u këshillua nga miku i tij Laird Hamilton të mos kryente seks, pasi në fillim të vitit 2016 deklaroi se “nuk ishte i lumtur”.

Për habinë e tij, Bloom nuk pati marrëdhënie seksuale për gjashtë muaj.

“Unë vendosa ta bëja për tre muaj, por me të vërtetë po më shijonte mënyra si lidhesha me gratë dhe si ndihesha,” tha ai.

I pyetur nëse shihte porno asokohe, ai pohoi se “nuk pa absolutisht asgjë”.

Gjithçka ndryshoi pasi Orlando u takua me Katy Perry-n në Golden Globes 2016 dhe koha e tij pa seks mori fund më vonë.

Të qendruarit celibate është një praktikë që këshillohet edhe nga seksologët, pasi mund të ndihmojë në ripërcaktimin e marrëdhënies seksuale.

Justin Bieber gjithashtu ka rrëfyer se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale para martesës me Hailey-n.