Eneda Tarifa ishte pjesë e panelit të ‘Opinion’ si pjesë e personazheve të vitit 2019. Ajo u shpall fituese e “Kënga Magjike” me “Ma zgjat dorën”, të cilën të gjithë e lidhën me tërmetin tragjik të 26 nëntorit.
Ajo ka zbuluar se e ka patur mjaft të vështirë të këndonte pas asaj ngjarje, megjithatë muzika është gjithmonë aty për të zbukuruar jetët e secilit.
“E pata të vështirë që në momentin që na u tha që Kënga Magjike do të zhvillohet në të gjithë atë kaos. Unë isha larguar nga qyteti i Tiranës. Sigurisht që pata frikë, janë fenomene natyrore që trembin, nuk janë të kollajta. Unë jam kati i gjashtë dhe vërtet që u tund shumë. Pata shumë vështirësi të këndoja atë ditë, por ky është profesioni ynë. Unë kam zgjedhur të jem këngëtare, nuk kam në dorë të shpëtoj jetë njerëzish, por është një profesion shumë i bukur që e shoqëron dhe e zbukuron jetën e njeriut, edhe në ato momente kur mendon se gjithçka është në kllapi”, u shpreh ajo.
Eneda zbuloi po ashtu se në fakt ajo ka mbaruar filozofi, por me profesion është këngëtare pasi aty ka investuar githë jetën e saj.