DO TË KTHEHET NË HIT/ Eneda Tarifa sjell bashkëpunimin me Flor Mumajesin (FOTO) – AlpeGossip
DO TË KTHEHET NË HIT/ Eneda Tarifa sjell bashkëpunimin me Flor Mumajesin (FOTO)

DO TË KTHEHET NË HIT/ Eneda Tarifa sjell bashkëpunimin me Flor Mumajesin (FOTO)

Këngëtarja e njohur dhe prezantuesja e këtij edicioni të “Top Talent”, Eneda Tarifa, ka rrëfyer gjatë një interviste të improvizuar me njërin prej konkurrentëve të talentshow-t për projektet e reja që do të sjellë në muzikë.

Eneda ka treguar se po punon për dy materiale me dy artistë shumë të njohur. Në njërin prej tyre, ajo do të bashkëpunojë me kompozitorin e njohur Edmond Rrapi, ndërsa tjetri do të jetë një bashkëpunim me Flori Mumajesin.

Mbetet të presim lançimin e projekteve të reja të këngëtares që me siguri do të kthehen në hitet e kësaj vere.

Burimi: Revista Who