”I LLASTUAR PARA SE TË LINDË”/ Alfio dhe Fatma marrin dhuratat e para për djalin – AlpeGossip
”I LLASTUAR PARA SE TË LINDË”/ Alfio dhe Fatma marrin dhuratat e para për djalin

”I LLASTUAR PARA SE TË LINDË”/ Alfio dhe Fatma marrin dhuratat e para për djalin

Shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani dhe moderatorja dhumë e pëlqyer nga publiku, Fatma Methasani së shpejti do bëhen prindër për herë të parë. Lajmin çifti në fillim preferuan ta mbanin të fshehtë, por më vonë e konfirmuan dhe tani i ëmbëlsojnë shpesh ditën ndjekësve me postimet e tyre.

Ditën e sotme Alfio ka vendosur të tregojë dhuratat e para që ka marrë vogëlushi i tyre që nga veshja Armani tek konversat. “I llastuar njeri para se të lindë”, shkruan Alfio.

Madje Alfio tregon se i biri do i ngjajë shumë Fatmës në veshje duke qenë se ajo i përdor shumë konversat.

Pak kohë më parë në një intervistë për “Pasditja ime”, Fatma tregoi se ajo dhe Alfio kanë vendosur të martohen pas lindjes së djalit.