Mbrëmjen e djeshme në “Dance with me”, ishte një e ftuar speciale, bashkëshortja e ish-deputetit, Eduart Ndocaj. Valentina dhe Eduarti zbuluan se janë dashuruar me shikim të parë. Valentina u shpreh se Eduarti i është dukur vërtet i bukur dhe kjo fjali bëri që Gent Zenelaj të hidhte batuta.
“Kemi 20 vjet martesë, 24 që njihemi”, tregoi Eduarti.
“Dashuria vjen, nuk ka një formulë, por ne jemi dashuruar me shikim të parë. Të them të vërtetën, unë kisha një shoqe dhe më thoshte kam parë një çun shumë të bukur edhe t’ju prezantoj. E shikoja, edhe i thashë qenka vërtetë i bukur”, u shpreh Valtina.
“Ka qenë më i dobët se ty në atë kohë, se e njoh unë. Ka qenë alamet djali”, tha Genti.
“Kur jemi njohur, kam qenë 60 kilogramë më i ri”, u përgjigj Eduarti duke qeshur.
“Dashuria e vërtetë është 3 fëmijët që kemi”, shtoi ai.