“BABAIN E KEMI PATUR SHUMË TË RREPTË”/ Demet Ozdemir rrëfen të kaluarën e vështirë të jetës së saj – AlpeGossip
“BABAIN E KEMI PATUR SHUMË TË RREPTË”/ Demet Ozdemir rrëfen të kaluarën e vështirë të jetës së saj

“BABAIN E KEMI PATUR SHUMË TË RREPTË”/ Demet Ozdemir rrëfen të kaluarën e vështirë të jetës së saj

Aktorja turke Demet Ozdemir u bë tepër e dashur për publikun shqiptar me rolin si “Zejnep” në serialin turk “Shtëpia ime, fati im”.

Ajo është një ndër figurat më të ndjekura dhe publiku ka kuriozitet të madh për çdo veprim të aktores.

Për më tepër, ata interesohen gjithashtu për të kaluarën e saj, të cilën Demet e ka rrëfyer si rrallëherë gjatë një interviste.

Aktorja turke ka treguar se ka pasur një fëmijëri të vështirë dhe në familje kishin frikë nga figura e të atit, i cili ushtronte dhunë në familje dhe ishte tepër i rreptë.

Demet është rritur në Izmit me prindërit, motrën dhe vëllain e saj.

“Fëmijërinë time e kam kaluar në qytetin e vogël Izmit. Jetonim me mamanë, babain, motrën dhe vëllain në një shtëpi me oborr. Me pak fjalë ishim si një familje fshati. Babain e kemi patur shumë të rreptë. Motra ime e kishte shumë frikë. Mbaj mend që ulnim kokën kur ai ishte përpara nesh. Më pas vëllai ynë u shpërngul në Gjermani ndërsa unë erdha në Stamboll me motrën dhe mamanë time. Ishte një kohë e vështirë”, ka treguar aktorja në rrëfimin e saj të rrallë.