NJË ÇIFT SIMPATIK/ Flavio Qarri e tha troç: Do zgjidhja Roza Latin për grua – AlpeGossip
NJË ÇIFT SIMPATIK/ Flavio Qarri e tha troç: Do zgjidhja Roza Latin për grua

NJË ÇIFT SIMPATIK/ Flavio Qarri e tha troç: Do zgjidhja Roza Latin për grua

A nuk bëjnë një çift simpatik? Të dy të çapkënë, pa komplekse, ekrani i do, dhe mbi të gjitha të dy beqarë.

Flavio Qarri dhe Roza Lati ishin dy prej të ftuarve mbrëmjen e kaluar në emisionin “Soiree” në Top Channel, ku u fol për temën “Me mirë të martuar, apo beqarë”, shoqëruat si gjithmonë me një gotë verë e shumë të qeshura.

Në fund të emisionit, gazetari është pyetur nga moderatorja, Jonida Shehu, se kë do donte për grua nga vajzat që ishin në panel. Dhe Flavio nuk e ka menduar dy herë.

“Do zgjidhja Rozën, sepse do ishte e vetmja me të cilën do isha rehat”- tha ai ashtu troç dhe i sinqertë si gjithmonë.

Kaq ka mjaftuar që gazetari të marrë si shpërblim një përqafim nga Roza, e cila nga ana tjetër kur iu drejtua e njejta pyetje, zgjodhi Flavion për burrë mes gjithë të meshkujve të tjerë të panelit.

Epo, me trashëgime! Ja, si sistemuam edhe këta dy. Kush e ka rradhën tani?