NË MËNYRË NATYRALE/ Kështu mund të zhbllokoni hundët e zëna – AlpeGossip
NË MËNYRË NATYRALE/ Kështu mund të zhbllokoni hundët e zëna

NË MËNYRË NATYRALE/ Kështu mund të zhbllokoni hundët e zëna

Mjafton të hidhni sytë në kuzhinë dhe do të gjeni mjaft mënyra për t’u çliruar nga hundët e bllokuara në mënyrë natyrale.

Kongjestioni nazal ndodh kur keni vështirësi në thithjen e ajrit. Keni ndjesinë sikur ju ka ngecur diçka në hundë dhe ajri nuk do të depërtojë. I njohur ndryshe si “hundët e zëna” ose “hundët e bllokuara”, kongjestioni nazal ndodh kur një komponent rreth kongjestionit nazal ënjtet, duke ndërtuar mukus.

Mjafton të hidhni sytë në kuzhinë dhe do të gjeni mjaft mënyra për t’u çliruar nga hundët e bllokuara në mënyrë natyrale.

Ushqimet pikante

Nëse ju pëlqejnë ushqimet pikante, e keni gjetur zgjidhjen! Ngrënia e tyre ndihmon qarkullimin e mukozës brenda pasazheve nasale. Ju çliroheni dhe kanalet e sinuseve hapen.

 

Lëngi nxehtë domateje

Pini këtë lëng të nxehtë dy herë në ditë. Zjeni një lugë gjelle hudhra të shtypura me një gotë lëng domatesh , një lugë gjelle lëng limoni, një lugë gjelle salcë pikante dhe pak selino pluhur.

Uthull molle dhe hudhër

Uthulla e mollës hollon mukusin duke pastruar kongjestionin. Miksoni një lugë gjelle mjaltë me dy lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë të nxehtë. Pijeni këtë përbërje dy ose tre herë në ditë. Për sa i përket hudhrave, ato ndihmojnë në lehtësimin e këtij problemi. Mund t’i hani të gjalla ose t’i shtoni në një supë të cilën duhet ta konsumoni rregullisht.

 

Çajra bimorë

Pirja e çajrave bimorë nxjerr jashtë trupit toksinat dhe hollon mukusin.

 

Thithni avull

Si arrin avulli të pastrojë kongjestionin nazal? Ai kalon përmes mushkërive dhe pasazhit nazal duke shkaktuar humbje të mukusit dhe duke ju liruar nga kongjestioni. Shtoni disa fara karomi në të për më shumë efekt.