“E GJITHË BOTA BOTA NË KRAHËT E MI…”/ Samanta Karavella nënë për herë të parë, këngëtarja zbulon foton dhe emrin – AlpeGossip
“E GJITHË BOTA BOTA NË KRAHËT E MI…”/ Samanta Karavella nënë për herë të parë, këngëtarja zbulon foton dhe emrin

“E GJITHË BOTA BOTA NË KRAHËT E MI…”/ Samanta Karavella nënë për herë të parë, këngëtarja zbulon foton dhe emrin

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Samanta Karavella, është bërë nënë për herë të parë!

Lajmin e ka dhënë vetë ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një foto të veçantë me të bijën në krahë.

“E gjithë bota në krahët e mi”, ka shkuar këngëtarja krahas fotos, ndërsa ka zbuluar dhe emrin e veçantë që ka zgjedhur për vajzën e saj.

 

 

Siç shkruan Samanta, vajza e saj quhet Gia Rose dhe ka ardhur në jetë më datë 18 mars të këtij viti.

 

 

Mesa duket këngëtarja ka pritur disa ditë për të dhënë lajmin e shumëpritur për ndjekësit e saj dhe publikun e gjerë.

 

Kujtojmë se lajmin e shtatzënisë Samanta e dha përmes një video në të cilën shfaqet krah partnerit.

 

 

“Ne të tre…Një kapitull i ri fillon. Mezi po pres për ty”, shkroi këngëtarja asokohe krahas postimit të saj në Instagram.