Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu përveç se i bashkon profesioni, i bashkon dhe një miqësi disavjeçare.
Dy moderatoret kanë treguar se kalojnë shumë kohë së bashku.
Mirëpo ditën e sotme Arbana ka zgjedhur të surprizojë Xhemin me një tufë lule. Ka qenë kjo e fundit që përmes një fotoje të hedhur në Instagramin e saj, ka bërë një dedikim special për shoqen.
‘Ti m’a bën botën kaq të bukur. Të dua Panda’, shkruan Xhemi duke kujtuar që pseudonimi i Arbanës është ‘Panda’.
Së fundmi, Osmani po përgatitet për të botuar librin me receta gatimi, ku përveç mikes së saj, po e ndihmon edhe i dashuri Eduart Grishaj.