Eksperienca e tmerrshme: “Konsumonte çdo ditë menstruacionet e bashkëshortes” – AlpeGossip
Eksperienca e tmerrshme: “Konsumonte çdo ditë menstruacionet e bashkëshortes”

Eksperienca e tmerrshme: “Konsumonte çdo ditë menstruacionet e bashkëshortes”

Nëse mendoni se i keni dëgjuar apo lexuar të gjitha historitë e shpifura që mund t’i ndodhin dikujt, prisni sa të lexoni këtë tjetrën.

“Reddit”, një nga blogjet më të njohura në planet, ka nxjerrë në shesh një sekret, i cili mund t’ju bëjë të nxirrni jashtë të gjithë ushqimin që keni ngrënë gjatë kësaj jave.

Po jua përmbledhim me një fjali: “Një burrë ka konsumuar “kupën” e menstruacioneve të bashkëshortes së tij për një kohë të gjatë!”

Ja letra e tij:

“Një ditë të bukur mësova se çfarë kam bërë për javë të tëra.

Bashkëshortja ime dhe unë kemi një fëmijë të vogël, i cili i lë lodrat gjithandej dhe vendi i preferuar ku i grumbullon ato është vaska.

Unë i laj dhëmbët e mi çdo mëngjes, ashtu siç bën çdo njeri në këtë botë besoj. Pasi gruaja ime kishte marrë kupën me të cilën pastroja gojën, kërkova dhe gjeta një tjetër kupë të ngjashme te lodrat e djalit dhe mendova se ishte e imja. Në fakt jo. Ishte kupa me të cilën gruaja ime mbante menstruacionet. Dhe çuditërisht, kupa ishte e mbushur me një lëng, të cilin unë e mendoja si ilaç për dhëmbët!

Fatkeqësisht, apo fatmirësisht, këtë e mësova pasi dëgjova bashkëshorten t’i tregonte një mikes së saj se ku mbante menstruacionet”.

Pra, shihni çfarë përdorni në tualet se mund të përfundoni si ky djali.