HABIT Dea Mishel: Në Tiranë, vajzat marrin shtëpi për të ushtruar prostitucion – AlpeGossip
HABIT Dea Mishel: Në Tiranë, vajzat marrin shtëpi për të ushtruar prostitucion

HABIT Dea Mishel: Në Tiranë, vajzat marrin shtëpi për të ushtruar prostitucion

“Trotuar” është rubrika e diskutimeve , debateve , mendimeve të ndryshme dhe eksperiencave .

Këtë të djelë tema pikante : ” A duhen legalizuar shtëpitë publike dhe prostitucioni ?” solli shumë zhurmë mes protagonistëve.

Dea Mishel ndau një eksperiencë të sajën ku u shpreh se një zonjë e kishte pyetur nëse ushtronte prostitucion në zyrën e saj teksa kishte qënë e shoqëruar nga shoqet .

“Mora një zyrë me qera për të ushtruar profesionin tim, arkitekte, dhe një ditë isha me shoqet e mia . Vendosëm të porosisnim pica , dhe njëra nga shoqet zbriti poshtë për ta marrë te djali që po e sillte. Të nesërmen një zonjë që jeton në atë pallat më pyeti hapur nëse unë ushtroja prostitucion .

Kjo pyetje vjen pasi kjo gjë ndodh shpesh në disa lagje në mes të Tiranës” vijoi Dea .
Ndërkohë mos humbisni të papriturat e “Trotuar” ku ka gjithmonë risi .