Dasmat kthehen në mort/ Ulërimat e të voglit në errësirë shpëtojnë familjen nga vdekja – AlpeGossip
Dasmat kthehen në mort/ Ulërimat e të voglit në errësirë shpëtojnë familjen nga vdekja

Dasmat kthehen në mort/ Ulërimat e të voglit në errësirë shpëtojnë familjen nga vdekja

Dy familje, të cilat ktheheshin nga festa të ndryshme dasmash, kanë patur një fund tragjik. Ka qenë vogëlushi 8-vjeçar i familjes ai që qante e kërkonte ndihmë në errësirë, duke ecur mes ullishtave e duke ulëritur me sa mundte.

I mituri kërkonte ndihmë për nënën e tij, babanë dhe motrën e vogël që kishin mbetur mes hekurishteve të Audit, të përplasur me një Fiat Panda.

Tetë vjeçari, i vetmi i familjes që arriti të dilte nga makina, kërkonte dikë që të ndihmonte pjesën tjetër të familjes të aksidentuar afër Leçes.

Babai i tij, ish-financier 41-vjeçar Franco Calogiuri, tashmë kishte vdekur.

Në përplasjen e tmerrshme humbi jetën edhe 68 vjeçari që drejtoi mjetin Fiat Panda, Santo Greco.

Ekipet e shpëtimit kanë dëgjuar ulërimat e të voglit dhe, me ndihmën e elektrikëve të dorës që bënin dritë, e gjetën dhe e shpëtuan. Ndërkohë ambulanca kishte marrë për në spital nënën e tij, Roberta Budano dhe motrën e tij dhjetëvjeçare.

Të dyja në gjendje shumë të rëndë. Në një tjetër ambulancë u transportua Oronza Bianco, gruaja e të moshuarit që humbi jetën në makinën tjetër, edhe ajo në gjendje të rëndë.

Heroi i vogël u shtrua në pediatri, në Fazzi, që në këto momente është rrethuar nga përkëdhelitë e mjekëve, infermierëve dhe familjes.

Do të vijë dita kur duhet të mësojë të vërtetën e tmerrshme: që babi i tij nuk jeton më.

Ai është i vetmi që nuk ka pësuar lëndime serioze nga përplasja.

Ishte prekës momenti kur policët dhe mjekët që mbërritën në vendngjarje u siguruan që i vogli ishte mirë.