Landi i “WSF” feston ditëlindjen, Edi Rama e surpizon me dhuratën speciale (FOTO) – AlpeGossip
Landi i “WSF” feston ditëlindjen, Edi Rama e surpizon me dhuratën speciale (FOTO)

Landi i “WSF” feston ditëlindjen, Edi Rama e surpizon me dhuratën speciale (FOTO)

Këngëtari i njohur i grupit “West side Family”, Landi Hysi ka festuar ditën e sotme ditëlindjen. Ai ka marrë shumë urime që në orët e para të mëngjesit, ka marrë një serë dhuratash dhe lule të cilat këngëtari i ka ndarë me ndjekësit e tij.

Mirëpo një nga dhurata më speciale për Landin ka qenë ajo e kryeministrit Edi Rama. Landi ka ndarë një video në instastory, ku tregon se Kryeministri Rama i ka dhuruar atij një shishe verë. “Rrofsh e qofsh Edi Rama”, ka shkruar Landi përmbi video duke shprehur mirënjohjen.

Siç dihet Edi Rama së bashku me grupin ‘WSF’ më përpara ka kanë bashkëpunuar për dy projekte muzikore, kënga ‘Tirona’ dhe ‘Çohu’.