VETËM 9-MUAJSH/ djali i Almedës dhe Tolgahan flet shqip (FOTO) – AlpeGossip
VETËM 9-MUAJSH/ djali i Almedës dhe Tolgahan flet shqip (FOTO)

VETËM 9-MUAJSH/ djali i Almedës dhe Tolgahan flet shqip (FOTO)

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë në muajin maj.

Në jetë erdhi djali i tyre i parë të cilin e quajtën Efehan.

Pas ardhjes së tij në jetë, Almeda nuk i është rikthyer ende ekranit, ndërsa Tolgahan menjëherë u kthye në sheshxhirime.

Pavarësisht punës së aktorit, ata gjejnë sërish mundësi për të kaluar kohë me njëri-tjetrin dhe sigurisht nuk mund të mungonte një darkë romantike në ditën e të dashuruarve.

Më 14 shkurt ata janë parë të festojnë bashkë në një restorant dhe nuk kanë shpëtuar dot nga mediat turke.

Ata kanë dhënë një intervistë të shkurtër dhe gjithë vëmendjen e kanë tërhequr përgjigjet për vogëlushin e tyre.

Almeda zbuloi se djalit të saj i flet gjatë gjithë kohës shqip, prandaj Efehan edhe fjalën e parë e ka thënë në gjuhën tonë.

Fjala e parë që tha vogëlushi ishte “baba”, më pas tha “dede” (gjysh) dhe më pas tha “nona” në shqip”, tregoi Almeda.

Të pyetur për zgjerimin e familjes, ata thanë se është ende herët dhe po përpiqen në makismum që të shijojnë çdo moment me Efehan.