GJËRAT PO PËRPAROJNË! Zuna i shpreh pëlqimin në publik Loredanës (FOTO) – AlpeGossip
GJËRAT PO PËRPAROJNË! Zuna i shpreh pëlqimin në publik Loredanës (FOTO)

GJËRAT PO PËRPAROJNË! Zuna i shpreh pëlqimin në publik Loredanës (FOTO)

Prej disa muajsh, reperja shqiptare Loredana Zefi dhe reperi gjerman Zuna, po shijojnë romancën e tyre të re.

Pas ndarjes së bujshme me Mozzik, lidhja e re me reperin e njohur e ka sjellë sërish Loredanën në qendër të vëmendjes së mediave.

Megjithëse nuk kanë preferuar të flasin në publik për marrëdhënien e tyre, s’kanë munguar postimet e Loredanës me Zunën, ku është përpjekur gjithmonë t’ia fshehë portretin.

Mirëpo, duket se dyshja s’do të fshihet shumë gjatë.

Zuna i ka lënë një koment publik së fundmi Loredanës, duke i shprehur pëlqimin për look-un e saj të ri me baluke.

Në foton e reperes, ai i ka lënë dy emoji flake dhe komenti i tij sigurisht që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.

Reperja nuk i ka kthyer një përgjigje, megjithatë ky gjest i Zunës thotë shumë.

Së fundmi, dyshja u fotografua në Gjermani në një mbrëmje enkas për të dashuruarit, ku ata po festonin krah njëri-tjetrit.