VIDEO PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Beyonce bën reagimin epik kur bëhet xheloze – AlpeGossip
VIDEO PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Beyonce bën reagimin epik kur bëhet xheloze

VIDEO PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Beyonce bën reagimin epik kur bëhet xheloze

Ditën e sotme është bërë virale një video nga një ndeshje mes Golden State Warriors dhe Toronto Raptors për shkak të Beyonces. Këngëtarja shfaqet e ulur krah bashkëshortit Jay Z dhe një vajze e identifikuar si Nicole Curran.

Kjo e fundit shfaqet duke folur me Jay Z duke mos e përfillur Beyoncen. Beyonce nga xhelozia bën një reagim që s’duhet humbur.

Mediat e huaja shkruajnë se vajza krah Beyonces, Nicole Curran është një femër e pasur. Ajo është kritikuar shumë nga fansat e këngëtares pas këtij veprimi, sa i është dashur të mbyllë rrjetet sociale.

Para këtij vendimi, Nicole postoi një foto me Beyoncen duke treguar se ka një marrëdhënie të mirë me këngëtaren.