Joni Peçi-këngëtareve shqiptare me dyqane rrobash: “Nuk na bëjnë dot konkurrencë ne profesionistëve!” – AlpeGossip
Joni Peçi-këngëtareve shqiptare me dyqane rrobash: “Nuk na bëjnë dot konkurrencë ne profesionistëve!”

Joni Peçi-këngëtareve shqiptare me dyqane rrobash: “Nuk na bëjnë dot konkurrencë ne profesionistëve!”

Joni Peçi ishte i ftuar në puntatën e kësaj jave të Siluetë me Gerta Gixharin.

Sigurisht, një stilist i njohur si Joni nuk mund të mos pyetej për tendencën e mjaft artisteve të njohur shqiptare që i janë futur rrugës së biznesit me dyqane veshjesh.

Për këtë stilisti i njohur e ka një mendim!

Sipas Peçit, këngëtarët shqiptarë nuk kanë mjaftueshëm të ardhura nga muzika dhe nuk kanë koncerte, prandaj detyrohen të hapin dyqane rrobash. Por për të dhe kolegët e tij, kjo nuk është aspak konkurrencë.

“Janë hapur shumë, do të hapen shumë… do të mbyllen shumë!”, – u shpreh Joni. “Këtu në Shqipëri mjaft të jesh personazh publik dhe direkt do të hapësh ose dyqan me fustane nusërie, ose dyqan me fustane mature. është formë mbijetese”

“Nëse këta do të kishin punë konkrete në profesion, nuk do merreshin me dyqane! Por kjo nuk do të thotë që na bëjnë konkurrencë ne stilistëve si unë, Ardi Asllani, Enada At’Nikolla… Ne krijojmë veshje… kurse këta ose i blejnë në Turqi, ose në Kinë. Gjithsesi unë u uroj sukses të gjithëve!”, – tregoi Joni Peçi.