Shqiptaret “pushtojnë” Milanon! Si u veshën të famshmet tona në Javën e Modës – AlpeGossip
Shqiptaret “pushtojnë” Milanon! Si u veshën të famshmet tona në Javën e Modës

Shqiptaret “pushtojnë” Milanon! Si u veshën të famshmet tona në Javën e Modës

Të gjitha femrat e njohura shqiptare nxituan këtë javë drejt Milanos në Itali, qendra e modës, për të ndjekur disa nga krijimet më fantastike të dizajnuesve të njohur.

Nevina Shtylla, Rita Ora, Armina Mevlani, Luana Vjollca dhe Viola Spiro vizituan Milanon për të marrë pjesë në Javën e Modës. Vajzat ishin përgatitur për të parë nga afër krijimet më fantastike të emrave të njohur si: ANNAKIKI, Blumarine etj. Dhe sigurisht veshja që përzgjodhën për këto shfaqje mode ishte gjithashtu e veçantë.

Nevina Shtylla kishte zgjedhur një look më ekstravagant seç e shohim në jetën e përditshme. Me një fund të gjatë të zi me cepa, një bluzë crop-top që i ekspozonte belin e hollë dhe çizme të zeza dhe një xhaketë lëkure me pelush, moderatorja dukej mjaft “chic”.

Viola Spiro kishte zgjedhur një kostum elegant me dizenjo dhe një xhaketë lëkure që e kishte kombinuar me këpucët e zeza po lëkurë.

Armina si gjithnjë, preferon që të ndjekë një “look” klasik. Ajo veshi një kostum të zi me xhaketën me dopio kopsë dhe çizme të zeza të gjata. Ndërsa veshja e ditës tjetër ishte më “casual”, sërish në ngjyrë të zezë.

Luana nuk ka publikuar ende një foto për të parë veshjen e saj megjithëse nuk ka munguar videoja që tregon shëtitjet e saj në Milano në orët e vona të mbrëmjes.

 

Rita Ora pavarësisht agjendës së ngjeshur me ardhjen në Kosovë, pjesëmarrjen në Brit Awards, nuk ka munguar as në Javën e Modës në Milano. Ajo ka treguar sesi është bërë gati në avion dhe është veshur për të marrë pjesë në shfaqje. Këngëtarja shqiptare kishte veshur një këmishë dhe fund me dizenjo, ndërsa flokët kaçurrela i falnin më shumë natyralitet.

Iconstyle.al